Thaçi mund të ketë kundërkandidat për president

Në vitin 2016-të Kosova do të ketë një President të ri. Sipas marrëveshjes së koalicionit qeveritar, thuhet që kjo pozitë do t’i takoj ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

 

Por deri atëherë a do të ‘jetoj’ marrëveshja ndërmjet PDK-së e LDK-së apo do të ketë gjasa që ky koalicion qeveritar të prishet, kur dihet fuqia e tij. Analistët vlerësojnë se një koalicion i tillë nuk mund të ekzistoj gjatë, e madje rrezikon të mos jetë as deri në zgjedhjen e Presidentit.

 

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Riza Smaka thotë se derisa ende ka kohë deri në zgjedhjen e Presidentit, “shumë ujë do të rrjedhë nën ura”.

 

“Deri në zgjedhjen e Presidentit , pas mandatit aktual të Presidentes Jahjaga, janë cirka edhe dy vite! Një fjali e urtë e popullit thekson se edhe dy vjet shumë ujë do të rrjedh nën ura! Pra gjatë asaj periudhe, me bazë mund të pritet se do të ndodhin situata e sfida jo të pakta e serioze të cilat pashmangshëm mund të afektojnë pasoja edhe në realcionet koalicioniste qeveritare”, vlerëson Smaka.

 

Sipas tij, edhe ministri Thaçi mund të sfidohet nga kandidat të fuqishëm për president.

 

“Aq më parë kur Thaçi mund të ndodhë të sfidohet edhe nga kandidatë tjerë apo sëpakut edhe nga një kandidat që mund të ketë impakt edhe në rezultatin e zgjedhjes së Presidentit”, thotë Smaka.

 

Sipas tij, mund të pritet që gjatë asaj periudhe raportet ndërmjet PDK-së dhe LDK-së të trazohen përderisa as nga fillimi nuk ishin dhe aktualisht nuk janë të harmonizuara.

 

“Përfundimisht edhe opozitarët përbrenda LDK-së të cilët mund të shtohen pas zgjedhjeve në atë subjekt politik mund të krijojnë divergjenca në procedurën e zgjedhjes së Presidentit dhe për aq t’i frustojnë edhe më ashpër realcionet e atyre subjekteve madje mund të shkaktojnë edhe prishje të koalicionit ndërmjet tyre”, vlerëson ai./bs/kohaislame

Artikulli paraprakJabllanoviq publikisht u kërkon falje nënave gjakovare
Artikulli vijuesPapa: Katolikët nuk duhet të shtohen si “lepujt”