“Thaçi si Ali Pashë Tepelena, i dashur e i frikshëm”

Njëri ndër organizatorët e protestave studentore të vitit 1997, Muhamet Mavraj ka folur për figurën e tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Që në fillim të vlerësimit të tij për figurën e Thaçit, Mavraj ka dhënë një vlerësim interesant.

“Ky është qendërsulmues i rrezikshëm”, ka qenë vlerësimi i parë i Mavrajt.

Duke dashur ta elaborojë më shumë këtë, Mavraj ka thënë se “Thaçi është person interesant, person misterioz, i çiltër ndonjëherë, por në përgjithësi më së miri e kupton politikën dhe din të bëjë politikë më së miri”.

“Ky dhe disa të tjerë që janë ose s’janë gjallë nuk janë të aftë të bëjnë politika lokale, por në staza të gjata janë të aftë të bëjnë politikë, dhe dinë me ia kriju vetes atë strofullën historike, ku dikush ndonjëherë ka me i përmend”.

“Mendoj se ka një intuitë të zhvilluar si politikan dhe është një substrakt i disa prej figurave, edhe të dashura edhe të frikshme. Ky është kombinim i disave – të shkathtësive të Ali Pash Tepelenës për dredhi në politikë. Pastaj të disa politikanëve tjerë, ka diçka prej Ahmet zogut, Enver Hoxhës, ka diçka prej politikanëve modern, ka diçka nga vetja”.

“Cilësitë e tij në politikë, pavarësisht prej asaj që e shajnë ose e lavdërojnë, nuk i kanë shumë prej njerëzve që udhëheqin politikë sot në Kosovë”

Artikulli paraprakBuxheti i varur nga Dogana dhe ATK-ja
Artikulli vijuesSkena politike para tronditjes nga Gjykata Speciale