Thirrja e studentes 21-vjeçare për kolegët e saj pasi gati vdiq nga mbidoza e alkoolit

Një studente 21-vjeçare ka vendosur ta ngrisë zërin pasi gati vdiq nga mbidoza e alkoolit në një natë feste.

Hanna Lottriz është studente 21-vjeçare e gazetarisë në Nevada të SHBA-ve dhe vendosi të shkruajë për eksperiencën e saj në blogun personal në ditëlindjen e saj së fundmi.

Ajo tregoi për Buzzfeed se kishte pirë aq shumë në një natë gjatë një party, sa u dërgua në spital, shkruan lajmi.net.

Më 25 korrik, ajo kishte vendosur që të shkojë në një festival muzikor me miqtë e saj dhe konsumuar disa pije alkooloke gjatë ditës.

hanna2

Megjithatë, ajo vlerësoi se ishte “prapa miqve” me pije dhe se duhet “të pinte më shumë” që të “barazohej” me ta.

Në atë grup, ku shumica ishin djem, ajo gjeti një mik me të cilin garoi duke parë se cili nga ta mund të pinte më shumë nga një shishe me whiskez, transmeton lajmi.net.

“Menjëherë pasi gëlltita nga shishja, gëlltita edhe një gotë me “Black Velvet Whiskey”. Menjëherë pas kësaj u thashë miqve se jam mirë, por 5 minuta më vonë isha në kolaps total. Nuk mirrja frymë”, zbuloi ajo.

hanna1

Miqtë e saj e dërguan në një spital dhe niveli i alkoolit në gjak i saj ishte .41. Mjekët nuk menduan se ajo do të mbijetonte gjatë natës.

Mjekët e menduan të vdekur pasi që ajo nuk po ipte kurrfarë shenje jete as nuk i përgjigjej përpjekjeve të tyre për ta sjellur në jetë.

Megjithatë, ajo u zgjua, 24 orë më vonë.

hanna3

“Doktorët më pyetën nëse po tentoja të vrisja veten duke pirë! Aty m’u hapën sytë dhe e kuptova seriozitetin e situatës me alkool”, zbuloi Lottriz.

Ajo tregon se kjo situatë ishte më e vështira për familjen e saj dhe se motra e saj 17-vjeçare nuk guxon të konsumojë alkool.

“Dua që njerëzit të dinë se alkooli jo domosdoshmërisht ma bëri këtë gjë, por ishin vendimet e mia të pamatura! Tanimë, unë jam shoqja që nëpër festa “u shet moral” shoqeve tjera që të mos e konsumojnë alkoolin”, zbuloi mes tjerash Hanna.

Artikulli paraprakiPhone SE mund të incizojë video 4K
Artikulli vijuesBilanci i luftës në Siri: Të paktën 361 mijë të vrarë, kryesisht civilë