Tifozët e Tiranës dhe Partizanit falen Xhami

Në profilin e hoxhës Ahmed Kalaja, nga Tirana shihet një foto e tifozëve të klubit të futbollit të Tiranës dhe klubit tjetër të Partizanit tek falin namazin në xhami. Hoxha në fjalë i porositë për mirësjellje dhe edukatën që duhet të tregojë gjatë tifozerisë. Ai shkruan :
Ftese me rastin e ndeshjes:
Mësova se me 13 Mars do te luaje Tirona me Partizanin. Unë nuk jam tifoz por sporti është i përkrahur ne Islam për sa kohe ai prodhon moral dhe nje gare te pastër sportive. Lojtare te te dyja skuadrave janë përveç kolege sportiste edhe vëllezër ne besim. Dua te ndalem te myslimanet qe do te prezantojnë ne stadium duke i porositur qe te jene model ne perkrahjen e skuadrave te tyre, te jene nxites drejt se mires dhe jo vetem mos t’i bashkohen korreve fyese ndaj njeri tjetrit por këshillues ndaj shokëve te tyre edhe pse nuk jane praktikante te besimit. Islami eshte sistem jetese dhe cdo mysliman duhet te jete model, kjo vlen edhe per ata qe kane vendosur te shkojnë ne stadium ( edhe pa lejen e hoxhallarëve ). Si imam nuk dua te komentoj asgje mbi rezultatin, jam i bindur qe keta lojtare jane lutur shume per fitoren e seciles skuader… . Lete fitoje me i miri ai qe do te beje me mire shkaqet. Morali i myslimanit nuk varet nga rezultati i ndeshjes, ne jemi vellezer dhe 90 minutat emocionuese nuk duhet te shperqendrojne ne asnje moment nga misioni edhe vlerat universale qe duhet te rrezatojme e perçojme si besimtarë. Pres qe secila nga tifozerite qe fiton te qerase tjetren dhe xhematin gjithashtu… . 
Se fundmi; Mos harroni se nje namaz ne xhami vlen me shume, mirepo ata qe kane vendosur ta ndjekin ndeshjen ne stadium ‪#‎namazin‬ mos ta neglizhojne.
Ju dua fort.”
 
Artikulli paraprakPrezantohet laptopi më i hollë nga Apple
Artikulli vijuesXhandarë e kriminelë të Serbisë, bashkë në Mitrovicë