Pas verifikimeve nga forcat xheniere rezultoi që ishte lëndë eksplozive, dhe forcat e policisë kanë bërë të mundur çaktivizimin e saj
TIRANË (AA) – Një pako e dyshimtë në një automjet të parkuar në një nga lagjet e Tiranës ka alarmuar policinë e kryeqytetit shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas verifikimeve nga forcat xheniere rezultoi që ishte lëndë eksplozive, dhe forcat e policisë kanë bërë të mundur çaktivizimin e saj.
Makina ishte e parkuar në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të shkollës “Niket Dardani”, ku pronari i një automjeti ka konstatuar të thyer xhamin e makinës. Kur ky i fundit ka kontrolluar në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë.
Shoferi ka njoftuar menjëherë policinë, ku më pasi janë bërë verifikimet ka nisur çaktivizimi i lëndës që mbante pakoja e dyshimtë. Mësohet se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.