Todenhofer – Pse është Islami i domosdoshëm për suksesin e Evropës?

Ish-politikani gjerman, Jurgen Todenhofer, në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tekst interesant për Islamin në Evropë:

 

“Miq të nderuar, Merkel është nën kritika të ashpra të bashkë-partiakëve të saj për shkak të deklaratës se Islami është pjesë e Gjermanisë. 

 

Deklarata e saj në aspektin historik nuk është e tepruar, në fakt një deklaratë e tillë është e pamjaftueshme. Islami nuk është vetëm pjesë e Gjermanisë dhe Evropës, por ai është kushti i suksesit të tyre. 

 

Suksesi i Evropës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike. 

 

Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët musliman në kohën e depërtimit të muslimanëve në tokën Evropiane. 

 

Dijetarët muslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën e Evropës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë. 

 

Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit evropian. Evropa i siguroi vetes një përparësi të madhe civilizuese – teknike në raport me kontinentet tjera. 

 

Edhe sot e kësaj dite Evropa nxjerr nga ky transferim i hershëm i dijes nga ana e Islamit dhe muslimanëve. 

 

Pra, Islami e bëri Evropën rajonin më të zhvilluar në botë”

 

Ka shkruar në zt. Todenhofer, ish-politikani gjerman.

11.02.2015

Artikulli paraprak57 Milion dollar për të nxitur Islamofobinë!
Artikulli vijuesPresidenti bjellorus bëhet hit në internet, deshi ta rrëzojë Putinin (Video)