Toshiba prezanton tre tabletët e linjës Excite

Toshiba ka prezantuar tri modele të reja të tabletëve Android, të cilët janë pjesë e linjës së quajtur Toshiba Excite, që përfshijnë versionet me specifika të ngjashme që kanë ekran të ndjeshëm në prekje me 7, 10 dhe 13 inç.

Tabletët e rinj, Excite Android mbështeten nga procesorët me bërthamë të dyfishtë, NVIDIA Tegra 3 me kapacitet 1.3GHz, 1GB RAM dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Karakteristikat tjera të tabletëve Excite përfshijnë edhe Gorilla Glass, portin mikro USB, mikro HDMI dhe kartelën mikro SD.

Artikulli paraprakLumia 900 – probleme me qasjen në Internet
Artikulli vijuesBMW, shitje rekord