Studentët nga Shqipëria dhe Kosova, që gjenden në studime në Arabinë Saudite sot kanë prezantuar traditat tona shqiptare, në panairin e trashëgimisë kulturore. Disa nga postuesit e këtyre fotografive në rrjetet sociale shprehen krenar me prejardhjen e tyre kombëtare, duke veshur edhe rrobat që janë simbol i veshjeve kombëtare.
Këto fotografi janë helm për sy për ata që thonë që Islami të bënë arab. E dikush në mes të Arabisë, i vesh rrobat kombëtare shqiptare duke qenë krenar me kombin dhe traditat e tij.
Në këtë panair po marrin pjesë mbi 15 shtete me prezantime të traditave të tyre. Ky panair po mbahet nën patronatin e Universitetit të Kasimit./KohaIslame