Forcat e mëdha policore janë larguar nga Komuna e Likovës, por ekipe të njësisë speciale ende po patrullojnë nëpër fshatrat e kësaj komune. Ekipi ynë forca të armatosura të njësisë speciale takoi edhe në zonën malore, të cilët ishin të armatosur me mina hedhësh dhe me topa të dorës. Ministri Oliver Spasovski dje deklaroi se kontrollit të shtuar policor është për shkak të krizës së refugjatëve, raporton TV21.
Por deri sa vetura e njësisë speciale kishte ndaluar në kafiterine e fshatit Vaksincë, një grup i emigrantëve Pakistanezë arritën në këtë fshat.
Ata thonë se kanë paguar nga 600 euro për transportin prej Gjevgjelisë deri një Kumanovë, kurse për të kaluar kufirin me Serbinë do të duhet t paguajnë edhe 300 euro tjera.