Godet serish krimi në familje. Një burrë ka goditur me thikë gruan e tij për motive te dobëta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Karpën të Kavajës. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Sami Metushi mësohet se ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se gruaja është identifikuar me emrin, Sose Metushi.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Me date 23.11.2017, rreth orës 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesën e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili është dërguan në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.