Një varkë me refugjatë që ishte nisur nga brigjet turke të Bodrumit drejt ishullit grek të Kosit është përmbytur, duke lënë të vdekur 17 prej tyre
Kryetar i provinvës turke, Migla Amir Çiçek ka thënë se varka 8-metërshe e gjatë është përmbytur në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të ishullit turk Cavus, raporton gazeta turke “Hurriyet”, transmeton Indeksonline.
“Në varkë ndodheshin 37 persona. Kolegët tanë kanë shpëtuar 20 prej tyre, ndërsa kanë gjetur 17 të vdekur”, ka thënë Çiçek, duke shtuar se asnjë refugjat nuk është i zhdukur.