Të paktën 15 të burgosur në bazën amerikane të Guantanamos, në Kubë, janë transferuar dhe u janë dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bëhet fjalë për transferimin më të madh të të burgosurve gjatë periudhës së administratës së presidentit Barack Obama.
Të burgosurit janë 12 jemenas dhe 3 afganë. Pentagoni ka njoftuar se tashmë në burgun famëkeq kanë mbetur 61 të burgosur.
Obama ka përsëritur disa herë synimin e tij për të mbyllur Guantanamon, pavarësisht kundërshtimit nga Kongresi.
Sipas Naureen Shah, nga Amnesty International, “ky transferim është një sinjal i fuqishëm i faktit se presidenti synon ta mbyllë qendrën e burgimit brenda mandatit të tij”. /TCH/