Kandidati presidencial i SHBA-ve, Donald Trump ka lavdëruar liderin despotik të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se mënyra se si ai i ekzekuton kundërshtarët politikë tregon se, “ai është shefi”.
Duke folur në një tubim republikan në Iowa të shtunën, zoti Trump u prit me një protestë të heshtur pasi ai përsëriti pohimin e tij tashmë të njohur se myslimanët nuk duhet të lejohen të hyjnë në SHBA.
Por, ndërsa ai vazhdon të denigrojë një shumicë të madhe të këtyre besimtarëve, miliarderi rezervoi edhe disa lëvdata për diktatorin e Koresë së Veriut.
Pas ardhjes në pushtet, kur ai ishte 28 vjeç, Kim forcoi sundimin e tij nëpërmjet një serie spastrimesh, duke përfshirë edhe ekzekutimin e xhaxhait të tij Jang Song Thaek.
“Ai e hoqi qafe xhaxhanë. Ky djalosh nuk luan lojëra dhe ne nuk mund të luajmë lojëra me të. Sepse ai me të vërtetë ka raketa dhe ai me të vërtetë ka armë nukleare”.
Deklarta e Trump erdhi pasi Koreja e Veriut bëri me dije se ka kryer teste të reja të armëve bërthamore, duke përfshirë bombën e saj të parë me hidrogjen.