
Presidenti Donald Trump së shpejti mund të ndalojë stafin e Shtëpisë së Bardhë të përdori telefonat celularë gjatë kohës që janë në punë. Kjo nuk ka të bëjë me shpërqendrimin e punonjësve, por m sigurinë.
Sipas Trump, përdorimi i smartphone të cilat lidhen me Shtëpinë e Bardhë, mund t’i bëjë këta punonjës pre e sulmeve kibernetike, të cilat sigurisht vendosin në rrezik edhe institucionin.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, shumë prej telefonave të stafit janë të lidhura me ëireless prej aty, dhe pajisjet e stafit nuk janë aq të sigurta sa ato të qeverisë. Mësohet se ky vendim është ende në diskutim e sipër, por sipas “The Independent”, së shpejti mund të bëhet fakt.