Shtëpia Fokus Trump për Cameron dhe Khan: Nuk do t’i harroj fyerjet ndaj meje

Trump për Cameron dhe Khan: Nuk do t’i harroj fyerjet ndaj meje

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, është përgjigjur ndaj kritikave të kryeministrit britanik, David Cameron, i cili e pati cilësuar Trumpin si budalla dhe separatist në lidhje me idetë e tij për ndalimin e hyrjes të myslimanëve në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me sa duket, nuk do të kemi marrëdhënie të mira, por kush e di. Unë do të doja që të kemi marrëdhënie të mira me Cameron, por duket se ai nuk ka vullnet që të zgjidhim mosmarrëveshjet”,- deklaroi Trump për televizionin britanik ITV.

I pyetur nëse ideja e Trumpit për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA vlen edhe për kryebashkiakun e ri të Londrës, Sadiq Khan, Trump tha se çdo herë mund të ketë përjashtime.

Rikujtojmë se Khan kishte kritikuar ashpër idetë e Trumpit dhe paralajmëroi se prezantimi i Islamit si element radikal nga ana e Trumpit, në përgjithësi përbën ushqim për grupet radikale dhe rrezikon sigurinë në të dyja vendet.

Kritikat e Khan-it, Trump i pati vlerësuar si “të pavlerëshme”, duke shtuar se nuk kishte asnjë lloj interesi për të. “Nuk më intereson aspak, por do të shohim se çfarë do të bëjnë dhe nëse është njeri i mirë. Nuk më njeh fare, por jep vlerësime të ashpra dhe më ka ofenduar shumë. Nëse doni të flasim hapur, i thoni se s’do t’ia harroj kurrë atë që ka thënë”,- tha Trump.

 

Artikulli paraprakDelegacioni i Maqedonisë në audiencë tek Papa në Vatikan
Artikulli vijuesAeroplani më i madh në botë ateron në Australi (VIDEO)