Trupat e katër hebrenjve të cilët u vranë javën e kaluar në një sulm mbi një dyqan hebre në Paris kanë mbërritur sot në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e varrimit të tyre do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e tjerë. Vrasja e Yohan Cohen, Yoav Hattab, Francois-Michael Saad dhe Philip Braham ka tronditur komunitetin hebre në Francë i cili numëron 500.000 njerëz, që e bënë atë më të populluar në Evropë. Viktimat ishin pengje në një supermarket hebre në lindje të Parisit dhe janë në mesin e 17 të vrarëve në sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës javën e kaluar. Në një njoftim për shtyp të lëshuar të dielën, kryeministri tha se e ka pranuar kërkesën e familjeve të viktimave të sulmit terrorist dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante qeveritare të ndihmojnë në bartjen e kufomave në Izrael. Vitin e kaluar Franca ishte në majë të listës për nga numri i emigrantëve nga Izraelit. Rreth 7.000 emigrantë të ri kanë ardhur në atë vend gjatë vitit 2014, që ëshhtë dyfish më shumë krahasuar me një vit më parë. Netanyahu u bëri thirrje hebrenjve në mbarë kontinentin evropian të kthehen në Izrael në mënyrë që të jenë më të sigurt si pasojë e rritjes së gjendjes anti-semitik.
You Might also Like
Ja çfarë ndodhi në Siri derisa mbahej debati presidencial në Shtetet e Bashkuara
Të hënën në mbrëmje, ishte debati i parë presidencial mes Donald Trump dhe Hillary Clinton…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia shkarkon edhe 820 njerëz të tjerë nga postet ushtarake
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ka shkarkuar edhe 820 njerëz të tjerë nga…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA: Ka rinisur shitja e armëve në Chicago
Një ndalim i shitjes së armëve të zjarrit në Chicago u rrëzua nga Gjykata e…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjyqi i terroristit Breivik, i riu i vë flakën vetes para gjykatës
Një i ri i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në të cilën vrasësi serial, Anders…
By
Redaksia
2 Min Read
Disa sulme në Irak shkaktojnë dhjetëra të vdekur
Njoftohet se numri i të vdekurve nga sulmet vetëvrasëse të ndërmarra në tyrben e shiitëve…
By
Redaksia
1 Min Read
Opozita siriane: Assad po blen kohë
Koalicioni Kombëtar i opozitës Siriane deklaroi se regjimi i Bashar Al Assad është i interesuar…
By
Redaksia
1 Min Read
