Turqi, aksidentohet anija-cisternë me një tjetër pasagjerësh, një pjesë e karburantit në det

Pas përplasjes ka ndodhur dhe rrjedhja e karburantit në det, duke shkaktuar aromë të pakëndshme në tërë zonën.
 
 
Në ngushticën e Çanakalasë, në Turqi u përplas një anija e pasagjerëve dhe një anije-cisternë për karburant, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Pas përplasjes ka ndodhur dhe rrjedhja e karburantit në det, duke shkaktuar aromë të pakëndshme në tërë zonën.
 
Anija me emrin “Louis Cristal”, në të cilën valëvitej flamuri i Maltës, u përplas me një anije-cisternë të quajtur “STI Pimlico”.
 
Karburanti që rrodhi në det pas aksidentit, ka shkaktuar aroma të pakëndshme në vendet Gelibolu dhe Lapseki si dhe në qendër të Çanakalasë.
 
Një banor i Lapsekit, Nihat Ismailoglu për AA tha se herët në mëngjes kishte ndjerë erë të pakëndshme.
 
“Kur dola nga shtëpia, ndjeva një erë të çuditshme. Më vonë mësova se kjo është era e karburantit që ka rrjedhur pas përplasjes së anijes dhe një tankeri. Shpresoj që kjo të mos e dëmtojë mjedisin”, tha Nihat.kohaislame
 
 
Artikulli paraprakVazhdojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan
Artikulli vijuesXhamitë në Halep kanë mbetur pa ezan dhe pa teravih