Pas ceremonisë së nënshkrimeve Erdoğan me Conde mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp
KONAKRI (AA) – Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Guinesë, Konakri i është dhënë edhe medalja e nderit “Grand Croix”. Presidenti Erdoğan pas takimit kokë më kokë me presidentin e Guinesë, Alpha Conde dhe takimeve mes delegacioneve zhvilluan një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mes Turqisë dhe Guinesë u nënshkruan marrëveshje në fushën e turizmit, shërbimeve të transportit ajror, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shërbimeve shëndetësore dhe mjekësore, marrëveshje bashkëpunimi teknike dhe shkencore në fushën ushtarake, arsimin ushtarak, memorandum mirëkuptimi për energji elektrike, memorandumi i bashkëpunimit në sektorin e hidrokarbureve dhe të minierave, memorandum për qëllim mbrojtjen e mjedisit si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e këshillit të biznesit.
Pas ceremonisë së nënshkrimeve Erdoğan me Conde mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Erdoğan ka theksuar se bisedimet dypalëshe dhe mes delegacioneve kanë qenë të frytshme ku ishin parashikuar nënshkrimi i 3 marrëveshjeve, por në bisedime u nënshkruan 9 marrëveshje dhe ka vënë në dukje se këto marrëveshje duhet të vihen nën zbatim.
Erdoğan ka vënë në dukje se i ka pohuar presidentit Conde se në Guine ka një mangësi serioze në çështjen e arsimit dhe në fazën e parë duhet të formohen ambientet fizike dhe ka shtuar se edhe në shëndetësi ka një mangësi serioze.