Këto janë disa masa lehtësuese që ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu sot nga Ankaraja njoftoi heqjen e TVSH-së në disa segmente të sektorit bujqësor, ndihmën financiare të pakthyeshme për sipërmarrësit e rinj dhe kredi pa interes për të rinjtë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne heqim TVSH-në për ushqimin e kafshëve dhe plehrat. Fermerët e rinj në emër të projekteve të tyre do ti ndihmojmë me financa të pakthyeshme në vlerë prej 30 mijë lira. Ne vazhdojmë me programet e zhvillimit në 81 qytete dhe provincat tona”, tha Davutoglu.
Kryeministri turk informoi mbi rritjen e të ardhurave minimale në baza mujore, dhe heqjen e shpenzimeve për dokumentet e identitetit për studentët dhe pensionistët. Të rinjtë në Turqi gjithashtu do të mund të marrin kredi në dhjetra mijëra lira pa interes.
Këto janë disa nga masat lehtësuese që iu ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).