Turqia mbështet aderimin e Malit të Zi, BeH-së dhe Maqedonisë në NATO

Çavuşoğlu në konferencën për mediat tha se sot është mbajtur edhe takimi mes delegacioneve të Turqisë dhe NATO-s, dhe se me këtë rast është biseduar për marrëdhëniet e Turqisë dhe NATO-s, dhe çështjet aktuale për migrimin ilegal dhe trafikimin e njerëzve.

“Turqia mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, por po ashtu konsiderojmë se edhe vendet e tjera kandidate duhet të bëjnë progres drejt anëtarësimit, mendoj për Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Ankara, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jensen Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në konferencën për mediat tha se sot është mbajtur edhe takimi mes delegacioneve të Turqisë dhe NATO-s, dhe se me këtë rast është biseduar për marrëdhëniet e Turqisë dhe NATO-s, dhe çështjet aktuale për migrimin ilegal dhe trafikimin e njerëzve.

Ai tha se është folur edhe për Samitin e radhës të NATO-s i cili do të mbahet në korrik të këtij viti në Varshavë si dhe për politikën e zgjerimit të NATO-s. “Biseduam edhe për politikën e zgjerimit të NATO-s. Pozita e Turqisë lidhur me këtë çështje është e qartë. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ndërsa po ashtu edhe vendet e tjera duhet të realizojnë progres drejt anëtarësimit në NATO. E kam fjalën për BeH-në, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë”, tha kreu i diplomacisë turke.

Po ashtu theksoi se me Stoltenberg-un ka biseduar edhe për atë se çfarë mund të bëjë NATO në luftën kundër organizatës terroriste DAESH në rajonin e Irakut, Sirisë dhe Libisë, dhe si mund të ndihmojë vendet në rajon, si Jordania, etj, ku ndikojnë veprimet e terroristëve të DAESH-it. Kur është në pyetje situata në Libi, Çavuşoğlu tha se Qeveria e përkohshme në këtë vend po përballet me vështirësi të tilla si DAESH-i. “Mund së bashku me NATO-n të ofrojmë mbështetje në themelimin e forcave që do të luftojnë me këto problem”, theksoi Çavuşoğlu.

Artikulli paraprakKosova do të përfitojë 61 milionë nga shteti hungarez
Artikulli vijuesShqipëria vend me “borxhe kritike” – reagojnë ekspertët