Qeveria turke nuk i merr seriozisht kërcënimet e ashpra të Vladimir Putinit ndaj nuk do t’u përgjigjet komenteve ‘fyese dhe aspak diplomatike’ të presidentit rus.
Të paktën nuk ka për t’iu përgjigjur asnjëherë me të njëjtin ton. Kështu i ka komentuar fjalët e liderit të Kremlinit, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Siç bën me dije sajti turk në gjuhën angleze, “Hurriyet”, deklaratat e Davutoglu vijnë menjëherë pas kthimit të liderit nga takimi i realizuar në Bruksel.