Një ndër aplikacionet më atraktive në platformën Android dhe prej atyrë më të dobishëm për komunitetin musliman.
Ai është i disponueshëm edhe në gjuhën angleze dhe atë shqipe. Aplikacioni u zhvillua nga puna vullnetare e Dupluss, disa zhvillues, besimtar të ri e të vyeshëm, që kanë organizuar mundin e tyre në këtë projekt për një kohë relativisht të gjatë.
Aplikacioni synon t’i përmbush nevojat ditore të muslimanit duke shërbyer si kohore e namazeve (takvim) dhe duke u plotësuar me përkujtime të përzgjedhura e të shoqëruara me imazhe dhe dizajn atraktiv grafik.
Atraksioni, dobia e tij nga përmbajtja dhe mundësitë e shumta për konfigurime janë veçantia e këtij aplikacioni ndaj atyre paraprak.
Përkujtimet e përditësuara në baza ditore janë ajete, hadithe, thënie të dijetarëve, lutje e ditës, foto e ditës, dhe kuptimet e Emrave të Zotit. Aplikacioni ka dy “widgets” të cilat mund t’i vendosni në ekranin tuaj, njëri mundëson pasqyrimin e 5 kohëve të namazit dhe tjetri kohën e mbetur deri në namazin e radhës.
Aplikacioni në fillim të instalimit kërkon shtetin për të ofruar më pas kohët e namazeve sipas takvimave zyrtarë të vendeve përkatëse, por ofron edhe mundësinë e kalkulimit automatik të kohës varësisht nga lokacioni ku gjindeni, ai e merr lokacionin në mënyrë automatike dhe ju ofron kohët e namazit sipas “Konventës për kohët e namazit” nga Liga Botërore e dijetarëve musliman”, me mundësi të ndryshimit të konventave të tjera të pranuara.
Aplikacioni mund të shkarkohet këtu:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dupluss.muslimdailytreasure, instalojeni për të parë detalet e plota si dhe vizitoni faqen në facebook për të rejat e fundit: https://www.facebook.com/MuslimDailyTreasure?fref=nf