Vetëm një nga gjashtë termocentralet e qymyrit është në funksion me rezerva të mbetura vetëm edhe për 44 ditë
Qeveria e Ukrainës po përballet me një krizë të energjisë elektrike me mbylljen e termocentraleve të energjisë së qymyrit. Termocentrali i energjisë Slavyansk, është një nga gjashtë termocentralet e mbyllura së fundmi, me çka në vend ka vazhduar të jetë funksional vetëm një termocentral, raporton (AA).
Qeveria ukrainase mbylli termocentralin e energjisë Slavyansk, që është një nga gjashtë burimet e energjisë termike në vend me djegie të qymyrit antracit, njoftoi të martën Ministria ukrainase e Energjisë dhe Minierave të qymyrit.
Vendi po përballet me një krizë të re të energjisë elektrike në të ardhmen e afërt për shkak të mungesës së qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike pas mbylljes së katër termocentraleve, Tripilska, Pridniprovska, Zmiyivska, Krivorizska në fillim të prillit.