URDHRI I REXHEPIT DUHEJ SHPËRFILLUR NGA POLICIA

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës është dashur ta refuzonin të mërkurën urdhrin verbal operativ të ministrit Bajram Rexhepi për të larguar deputetët nga hyrja e Qeverisë, ka thënë njkë zyrtar policor në kushte anonimiteti.

Sipas tij, vetë pjesëtarët e Policisë kanë shkelur ligjin, kur atë që ua ka thënë ministri e kanë pranuar si urdhër.

Tetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” – Albin Kurti, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, Albulena Haxhiu dhe Albana Gashi – patën tentuar të hynin në ndërtesën e Qeverisë me synimin që, siç kanë thënë, të shihnin kontratën që po nënshkruhej këtë ditë për shitjen e Distribucionit të KEK-ut.

Bazuar në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, “kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike”. Por tetë deputetët e LVV-së qenë penguar me forcë nga policia dhe nga truprojat e kabinetit qeveritar, të cilët në disa raste kanë vënë duart në revole.

Zyrtari i Policisë që ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se ministri duhej të shpërfillej në këtë rast.

“Edhe ligji e edhe kjo vijë ligjore komanduese e përcaktojnë drejtorin e Policisë si epror të fundit që duhet të japë urdhra”.kohaislame

Artikulli paraprakGOPRO HERO3
Artikulli vijuesXhabir Zharku, javën tjetër në burg