Ushtria izraelite shkarkoi 43 pjestarë elitë për refuzim të 'persekutimit' ndaj palestinezëve

Ushtria izraelite shkarkoi 43 pjestarë elitë për refuzim të ‘persekutimit’ ndaj palestinezëve

 

Forca Mbrojtjëse e Izraelit ka shkarkuar 43 anëtarë nga elita e inteligjencës, njësia 8200. 

Në muajin shtator, gjatë luftimeve në Gaza, ata shkruan një letër publike ku protestuan kundër aktiviteteve sekrete izraelite ndaj palestinezëve, veçanërisht operacioneve ushtarake të 2014 në Rripin e Gazës.

Në letrën, e shkruar në fillim të Operacionit Protective Edge, nga 10 oficerë dhe 33 ushtarë shkruhej se ata “nuk pranojnë të marrin pjesë në veprimet kundër palestinezëve dhe refuzojnë të vazhdojnë të shërbejnë si vegla në thellimin e kontrollit ushtarak mbi territoret e pushtuara.”

Pas një hetimi mbi incidentin, IDF të hënën njoftoi se do të shkarkojë autorët e letrës kritike, njoftonë Haaretz.

“Në IDF nuk ka vend për refuzime [për të shërbyer], dhe është shërbimi ushtarak ai që vlerëson se si ti shfrytëzoj ushtarët e tij për të realizuar qëndrimet politike qofshin ato edhe të rënda. Në rastin në fjalë, në dritën e sjelljes së rezervistëve, sjellja e tyre nuk është në përputhje me atë që pritet prej tyre, për këtë arsye shërbimi ka qenë i vendosur ta ndërpresë shërbimin e tyre në njësi, “tha zyra e zëdhënës IDF-së në një deklaratë.

Njësia top-sekrete 8200, është më e madhja në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe më e madhia në Njësinë Qendrore të Inteligjencës, spiunazhit në thirrjet telefonike, mesazheve me tekst, emaileve dhe formave të tjera të komunikimit.

Në letrën, drejtuar Kryeministrit Benjamin Netanyahu, shefit të shtabit të IDF Benny Gantz dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ushtarakë, u tha se rezervistët u urdhëruan të mbledhin shumë më tepër informacion se sa ishte e nevojshme për të mbrojtur Izraelin. Prandaj Intelegjenca në vend që t’i përdorte si duhej ajo u binte në qafë dhe i dëmtonte civilët e pafajshëm.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë për pjesën tonë në këtë situatë dhe kjo është detyra jonë morale për të vepruar. Ne nuk mund të vazhdojmë ta shërbejmë këtë sistem në ndërgjegje të mirë, duke mohuar të drejtat e miliona njerëzve “, thonë nënshkruesit, duke i bërë thirrje të gjithë ushtarëve izraelitë dhe qytetarëve” të flasin kundër këtyre padrejtësive dhe të ndërmarrë veprime për të përfunduar këto. “

Pas njoftimit për largimin e rezervistëve, Drejtoria e Zbulimit Ushtarak tha se vetëm një pjesë e vogël e ushtarëve dhe oficerëve rezervistë po përfshihen në detyrë në vitet e fundit. 

Komandant i njësisë, i cili nuk është identifikuar, thuhet se i shkroi një letër shumë kritike aktivistëve të shkarkuar. 

Letra, e cituar nga WALLA! Faqja e internetit, tha se në hapjen e çështjes për shqyrtim publik në vend të zgjidhjes së problemit brenda njësisë, ata “bënë një gabim shumë të madh… dhe kaluan linjën e kuqe” që ndan shërbimin ushtarak nga politika.

Veprimi “tregon një motiv të pariparueshëm pas dëmit të pretenduar. Ju keni shpifur ndaj mijëra anëtarëve të njësisë, të kaluar dhe atyre që shërbejnë sot, ju keni shpifur ndaj etikës dhe moralit të ushtarëve dhe oficerëve të përkushtuar për shërbimin dhe kryerjen e punës së shenjtë, jetike për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve izraelitë. “

“Në pikëpamje të lartë në letrën tuaj, keni shënuar ne që jemi pjesë e juaja. Ju nuk keni më asnjë meritë për t’i shërbyer popullit të Izraelit përmes shërbimit rezervë/aktive në Njësinë 8200, ” përfundoi letra e komandantit .

Operacioni Protective Edge ishte i fundit në serinë e goditjes ushtarake nga ana e IDF në territoret palestineze. Izraeli kishte shkaktuar një sulmb tejet brutal dhe ndër më shkatërruesit ndaj popullatës palestineze.

Situata u përshkallëzua kur Hamasi nuk u dorëzua dhe përkundër kësaj vendosi prita dhe lëshojë përsëri raketa në Izrael në kohën kur IDF po kryente sulmet ajrore dhe një operacion masiv tokësor në Gaza. Në konflikti u vranë 66 ushtarë të IDF dhe gjashtë staf civil. Numri palestinezëve të vdekur ishte të paktën mbi 2127 siç vlerçsohej edhe nga IDF, dhe pothuajse shumica absolute e tyre ishin civil, gra, fëmijë dhe pleq. /rt/kohaislame.com

Artikulli paraprakApple publikon iOS 8.1.3 duke reduktuar hapësirën e nevojshme të të dhënave për përditësimet
Artikulli vijuesUshtria izraelite shkarkoi 43 pjestarë elitë për refuzim të 'persekutimit' ndaj palestinezëve