Për shëndetin e Papa Franceskut, 78, nuk duhet të shqetësohen adhuruesit e tij. Së paku në këto momente. Vatikani ka demantuar zërat e ngritura nga disa media italiane të Mërkurën, se figura më e lartë e katolicizmit në Botë është sëmurë nga tumori në kokë.
Vatikani demanton zërat se Papa Francesku është me kancer
“Lajme tërësisht të papërgjegjshme dhe tërësisht të pavërteta. Ju mund të shikoni vetë se aktivitetet e Papës janë normale dhe instensive,” thotë zëdhënësi i Vatikanit, Lombardi, duke komentuar lajmet.
Disa media kanë shkruar edhe më parë mbi shëndetin e Papës, duke aluduar se ai ka qenë sëmurë prej para se të zgjidhet lider i katolikëve.