Një burrë nga Pakistani ka vdekur në Hungari pasi që u rrëzua në hekurudhë kur një grup prej rreth 350 emigrantëve ishte duke ikur nga stacioni i trenit në vendin e quajtur Bicke.
Autoritetet në këtë vend kanë mbajtur rreth 800 refugjatë ka thënë policia hungareze.
Në deklaratën e policisë thuhet se policia nuk i ka ndjekur grupin e refugjatëve që kanë ikur ndërsa burri është rrëzuar rreth 800 metra nga stacioni, transmeton Reuters.
Televizioni hungarez transmeton se pakistanezi ka rënë dhe ka goditur kokën në binarë.