
Ilhan Cavcav, presidenti i klubit turk, Gençlerbirliği, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ai ishte president i klubit për 39 vite me radhë
Futbollit turk është në zi. Presidenti i klubit, Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.
Cavcav kishte lindur më 1935 në Hamamönü të Ankaras, derisa ishte me prejardhje nga Kosova. Më saktësisht, babai i Ilhanit, Hasim ishte me prejardhje nga Prishtina.
Cavcav pas luftës në Kosovë e kishte sjell Gençlerbirliğin në Prishtinë për ta luajtur një ndeshje miqësore me Besianën, shkruan Express.
Cavcav ka qenë i lidhur ngushtë me shqiptarët. Ai në skuadër e kishte transferuar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muqirin, i cili luan aktualisht.
Derisa më herët te ky klub kishte transferuar Debatik Currin, Labinot Harbuzin e Bekim Balajn.