Vëllau Arsim Sahiti, vendos ta shesë veshkën për strehën e fëmijëve!

Një banor i Kopiliqit të Skenderajt është i vendosur të shesë njërën veshkë për t’ua siguruar 4 fëmijëve të tij një shtëpi më të mirë, raporton KTV.
 
Për pak të ardhura, ai kishte filluar të merret me tregti, duke shitur patate e miell misri, por inspektorët ia kanë konfiskuar edhe ato, pasi që nuk lejojnë tregtinë jashtë tregut të komunës.
 
Ai, bashkë me gruan dhe katër fëmijët, jetojnë në Kopiliq, në një shtëpi gjysmë të rrënuar.
 
Në komunën e Skenderajt, janë në njohuri për gjendjen e familjes Sahiti dhe se ata janë ndihmuar disa herë, derisa sipas Hajriz Kocit, inspektorët konfiskimin e patateve dhe miellit e kanë bërë pasi që nuk është e lejuar tregtia në lokacione pos tregut.
 
Koci ka shtuar se Komuna e Skenderajt, në muajin e kaluar, ka ndihmuar 2 familje me nga 5 mijë euro, për t’iu siguruar strehim dhe se edhe familja Sahiti mund të jetë në mesin e përfituesve të ardhshëm, pasi që kërkesat janë të mëdha./Koha
Artikulli paraprakKush është kjo plakë legjendare?
Artikulli vijuesCili është shteti që më së shpejti po armatoset në botë?