Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri në këto momente janë arrestuar mbi 90 aktivistë, ndërsa në mesin e tyre ka të lënduar rëndë nga dhuna brutale e policisë.
“Policia ka arrestuar mbi 90 aktiviste deri me tash. Disa prej tyre jane te lenduar rende nga dhuna brutale policore.Denojme arrestimin e tyre te padrejte dhe kerkojme lirimin e tyre te menjehershe”, shkruan në njoftimin e Vetëvendosjes në Facebook.