
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sapo ka përfunduar numërimi i votave – vetëm me postë, për komunën e Prizrenit.
Nga 45 vota sa kanë qenë të dërguara me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së, asnjë dhe një fletëvotim ka munguar, njofton Klan Kosova.
Pas numërimit të votave me postë, ka filluar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta dhe më pas do të numërohen ato me kusht.