Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty, kur një grup njerëzish filluan t’i largonin gurët dhe gjërat tjera që kishin rënë aty. Në një video të publikuar nga aktivistët sirianë, njerëzit mund të shihen duke gërmuar rreth vendit ku mendohet të ketë qenë një shtëpi e cila është rrëzuar gjatë luftimeve në qytetin Aleppo. Duket se ata janë alarmuar nga të qarat që kanë dëgjuar nga brendia e rrënojave. Dalëngadalë ata gjetën një krah, pastaj edhe kokën e fëmijës. Vogëlushja, fytyra dhe rrobat e portokallta të së cilës janë të baltosura, duket e shokuar por mund të shihet se e leviz krahun drejt fytyrës para se të fillojë të qajë. Përderisa disa njerëz përpiqen ta mbrojnë vogëlushen, të tjerët vazhdojnë të gërmojnë për t’ia nxjerrë këmbët nga rrënojat Xhirimi është postuar nga Nour Media, që nga e mërkura – një ditë pasi u raportua se sulmet qeveritare goditën qytetin. Pasi vogëlushja u nxor nga rrënojat, duket se grupi i njerëzve filloi brohoras. Nuk dihet se si trupi i vogëlushes i është adaptuar varrosjes për së gjalli.
You Might also Like
Cilat janë sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit?
Departamenti amerikan i thesarit vuri në zbatim sanksionet e reja kundër naftës iraniane, Radio Televizionit…
By
Redaksia
1 Min Read
Vriten disa ushtarë turq në përleshje me kurdët
Ushtria turke ka bërë të ditur se tetë ushtarë të saj janë vrarë në përleshje…
By
Redaksia
1 Min Read
Salah Abdeslam do të luftojë kundër ekstradimit në Francë
Avokati i të dyshuarit për sulmin në Paris, Salah Abdeslam ka thënë se klienti i…
By
Redaksia
1 Min Read
Kolumbia kritikon Arabinë Saudite për shkak të luftës në Jemen
Qeveria e Kolumbisë ka kritikuar propozimet provokuese të Arabisë Saudite për ushtarakët kolumbianë që të…
By
Redaksia
1 Min Read
Yildirim: Historia e afërt e Perëndimit është e mbushur plot tragjedi
Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim bëri të ditur se në historinë e Turqisë nuk ka…
By
Redaksia
3 Min Read
ERDOAN: TË SHTËNAT E SIRISË DREJT TURQISË, NJË SHKELJE E QARTË E KUFIRIT
Të shtënat nga ana e Sirisë drejt një kampi refugjatësh sirianë të vendosur në Turqi…
By
Redaksia
1 Min Read
