Videoja ku mashtruesit Kadri Rexhepi e Rrahim Hashimi e përfshijnë Xhavit Halitin në fajde (Video)

Nuk është vetëm Kadri Veseli, është edhe Xhavit Haliti. Një video e siguruar nga Gazeta Online Insajderi, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës përflitet si i përfshirë në ryshfet nga Kadri Rexhepi, Rrahim Hashimi dhe Faton Dalladaku.

Rexhepi dhe Hashimi i marrin nga Dalladaku 50 mijë euro për t’ia dërguar Halitit. Pas dy javësh plani është t’i dorëzohen në total 120 mijë euro.

Kadri Rexhepi, para se të nisej nga Faton Dalladaku, për t’ia dërguar 50 mijë euro Xhavit Halitit kishte një shqetësim jo të zakonshëm. Ai frikësohej nëse do ta kapte nevoja për t’u urinuar në sy të Xhavit Halitit e që sipas tij po i binte se po ka frikë nga ryshfeti, shkruan Insajderi.

Në një video që ka siguruar Gazeta Online Insajderi shihet teksa, Kadri Rexhepi së bashku me Rrahim Hashimin marrin nga Dalladaku 50 mijë euro. Thoshin se këto para i ka kërkuar Xhavit Haliti për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e spitalit në qendër të Prishtinës, më saktësisht në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ngjarja që kishte ndodhur më 31 janar të viti të 2012, shihen Kadri Rexhepi dhe Rrahim Hashimi, disa ditë më parë duke i marrë nga Dalladaku “haraqin”.

Aty Faton Dalladaku fillimisht kërkon që të shkojë me Halitin në takim, por që refuzohet kategorikisht nga Kadri Rexhepi. I thoshte se nuk ke nevojë me ardh për shkak se nuk të njeh

https://video.gjirafa.com/videoja-ku-mashtruesit-kadri-rexhepi-e-rrahim-hashimi-e-perfshijne-xhavit-halitin-ne-fajde

KADRI REXHEPI: Nuk ki çka me ardh ti, çka ki me ardh, ai nuk të njeh

FATON DALLADAKU: Pse jo?

KADRI REXHEPI: Po, pse ki me ardh ti?

FATON DALLADAKU: Pse mi dhanë pra pare?

Dalladaku kërkon të dijë nga Rexhepi dhe Hashimi nëse Xhavit Haliti është duke i marrë para. Ai thotë se 127 mijë euro nuk janë pak aq sa po i kërkohen. Thotë se nuk ka qese me pare dhe vetëm më nxjerrë sa të dojë prej aty.

FATON DALLADAKU: Është një sen, të thash ty, Naimit edhe krejtve unë po jap, pare, por me e ditë se çka po ndodhë.

FATON DALLADAKU: Në këtë rast unë po du me ditë a është tu marrë pare Xhaviti prej meje a jo?, po du me ditë si Faton.

Kadri Rexhepi: Unë të kallëzoj tash.

Faton Dalladaku: Për çka është kam merr pare?

KADRI REXHEPI: Unë pot them që jam tu shku te Xhaviti, nuk jam tu shku, ti a po don me e pa edhe njëherë.

Rrahim Hashimi, njeriu që u arrestua ditë më parë, ngre dyshime para Dalladakut nëse Haliti do të pranojë. Ai thotë se mund të refuzohet nga Haliti posa ta kuptojë që nuk janë të gjitha paratë sa janë kërkuar. Thotë se për Halitin këto para janë sikur copa buke.

Rrahim Hashimi: Nëse nuk pranon paret kthehet. Paret nuk i jepen, e as nuk i qiten në tavolinë. Paret veç kur të shtrëngohen duart dhe të caktohet vendi dhe zyra, atëherë jepen.

Rrahim Hashimi: As 10 cent nuk jepen pa ra komplet dakord unë jam pesimist më ka thirr dy here deri qetash se e kreva i thash jam te Kadria se s’kesh unë dhe qe ku më ka thirr në 18 e 33 dhe në ora 17 e 29 dy herë.

Faton Dalladaku: A nuk është bërë në emër temin kontrata?

Rrahim Hashimi: Po qëllimisht që mos me mujt Fatoni me thanë nesër në Polici qe. Tybe për qeta na qojnë ata neve se as nuk na njohin neve. Edhe asnjë cent i thash Kadrisë qetash mos më shti me i shti ato pare ne xhep edhe me ju thanë ditën e mire ty e ty e ty. Asnjë cent pa ra dakord në çdo detaj tani le të mi ha fjalët.

Kadri Rexhepi: Faton ngo unë shkoj o burrë, janë ba 50 edhe nja 2 javë i ki tjerat, ngo du nesër kontrata mu nënshkruar. Cakto orën dhe vendin.

Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media, PDK njoftoj se kishte bërë kallëzim penal ndaj Rrahim Hashimit. Enver Hoxhaj nënkryetar i kësaj partie kishte deklaruar se Xhavit Haliti kishte dhënë deklaratë në prokurori ndaj Hashimit.

Katër ditë më parë janë arrestuar pesë persona për fajde, në mesin e të cilëve kanë qenë Ismet Osmanin – Curri, Rrahim Hashimi, Ilir Bojku, Adil Thaçi e Mentor Maqani. Ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi. /Insajderi.com

Artikulli paraprakKryetari i Deçanit, i vendosur të mos ia kthejë pronën Manastirit
Artikulli vijuesAleksander Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë