Vidhen 7 Ditarë Mësimorë në Një Shkollë në Gjakovë

Të premten e 3 prillit shkolla e mesme e ulët “Mazllum Këpuska” në Gjakovë është zgjuar me një ngjarje të pazakontë.
 
Deri sa shërbyesit teknikë kishin ardhur në mëngjes për të hapur dyer e kësaj shkollë për të vazhduar procesin mësimor si çdo ditë tjetër ata kishin parë se kjo shkollë është thyer.
 
Arbnor Pozhegu, profesor i kësaj shkolle, dyshon se këtë mund ta kenë bërë vetë nxënësit.
 
“Mbrëmë rreth orës 7 ose 8  disa persona që supozohet të jenë nxënës kanë hyrë nga dritarja, fillimisht i kanë dëmtuar disa prej kamerave që i kemi këtu, kanë tentuar të hyjnë në drejtori dhe në sallë të arsimtarëve dhe kanë arritur t’i marrin rreth 8 ditarë të cilët nuk janë gjetur ende”, tha profesori Pozhegu.
 
Ai thotë se për vjedhjen është kuptuar në orët e hershme të mëngjesit kur puntorët teknikë kanë ardhur për të nisur punën.
 
“Kur shërbyesja teknike ka ardhur ta hapë deren në ora 6 nuk ka mundur ta hapë derën. Ajo e ka njoftuar drejtoreshën, drejtoresha ka njoftuar policinë dhe policia ka nisur hetimet”, tha Pozhegu
 
Komandanti i stacionit Policorë të Gjakovës, Krist Gjokaj, konfirmoi vjedhjen për KALLXO.com në një përgjigje përmes postës elektronike.
 
Por ndërsa Pozhegu flet për tetë ditarë të vjedhur, policia konfirmoi për shtatë.
 
“Mund të konfirmoj se të premten, më 03.04.2015 kemi marrë informatë se në shkollën e mesme të ulët “Mazllum Këpuska” janë vjedhur disa ditarë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se jan vjedhur 7 ditarë”, tha Gjokaj.
 
Ai shpreson se shumë shpejt do të zbardhet ky rast dhe kryesit e vjedhjes do të dërgohen para drejtësisë.kohaislame
Artikulli paraprakErdogan të martën në Iran, në fokus zhvillimet rajonale e ndërkombëtare
Artikulli vijuesShala: Osmanët në fund nuk e penguan pavarësinë, Austria ishte për ruajtjen e tokave shqiptare (Video)