Vjeshta është vendimtare për vizat

Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe Ekipit Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi.

Ai, duke iu drejtuar të pranishmëve, siç njofton Kryeministria, ka theksuar, ndër të tjera se “nuk do të lejojmë që fushata zgjedhore, të ndikojë në uljen e përkushtimit dhe angazhimin për këto dy procese jetike për qytetarët e Kosovës.

Vjeshta është vendimtare për këto dy procese dhe kërkoj një angazhim maksimal prej të gjithëve.

Me vizitën e Komisionarit për Zgjerim më 18 tetor, edhe formalisht fillon negocimi i MSA-së, ndërkohë, që brenda pak javësh presim misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave”./kohaislame

Artikulli paraprakHaraçin po e lejon shteti
Artikulli vijuesEgjipt: Konfiskohet pasuria e Vëllazërisë