Vokrri: Kosova shpresë për Botërorin Rusi-2018

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, është i bindur se Kampionati Botëror i Rusisë që zhvillohet më 2018 me shumë gjasë mund të përfshijë në eliminatore edhe përfaqësuesen e Kosovës.
 
“Ne po shpresojmë që të jemi pjesë e eliminatoreve dhe po punojmë në këtë drejtim. Për momentin problemi i vetëm është vendi në Kombet e Bashkuara, por po punohet që të ketë një zgjidhje për këtë”, u shpreh Vokrri për gazetën Express.
“Shorti për grupet e Botërorit të Rusisë do të hidhet në korrik, por mund të futemi në grupe edhe më pas, pasi një mbetet me pesë skuadra”, shtoi me tej kreu i futbollit kosovar.
Sa i përket mbledhjes së sotshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Vokrri deklaroi se është duke pritur njoftime zyrtare, pasi deri tani nuk ka marrë ndonjë lajmërim. 
Artikulli paraprak  MFSK nënshkruan planin bilateral me Kroacinë
Artikulli vijues"Nënat e Srebrenicës": Nuk besojmë tek drejtësia serbe