Vrasësi i Enver Zymberit (i cili u vra duke mbrojtë Kosovën) shpallet i pafajshëm, e këta akoma flasin për ISIS-in

Trupi gjykues ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka liruar nga të gjitha akuzat Sllobodan Soverliqin nga Zubin Potoku, të cilin aktakuza e ngarkonte “për shumë vepra kriminale dhe vrasje të rëndë e mbetur në tentativë ndaj pjesëtarit të njësive speciale ROSU, Enver Zymberi”.

Me gjashtë muaj burg, me kusht për dy vjet, është denuar Radomir Kasalloviq, kundër të cilit gjithashtu nuk kishte dëshmi, por që gjykata i kishte besuar të vetmit dëshmitar, Fatmir Uka, pjesëtarë i Policisë së Kosovës, i cili e kishte identifikuar të dyshuarin Kasalloviq në vendin e ngjarjes. Kasalloviq, sipas medieve serbe, ka dëshmuar alibinë e tij, se në atë kohë nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, transmeton “zeri.info”.

Sipas fjalëve të avokatit të Soverliq, Dobrica Llaziq, procedura ndaj klientit të tij është zbatuar në kundërshtim me ligjin dhe ai është liruar nga aktakuza, për shkak të mungesës së dëshmive, shkruan Zëri.

“Në lëndë, që nga fillimi nuk ka pasur asnjë dëshmi, prokurori ka qenë këmbëngulës dhe ka mbetur deri në fund pranë aktakuzën, por në shqurtimin kryesor, me dëgjimin e dëshmitarit, posaçërisht dëshmitarit identitetin e të cilin nuk e kami ditur, është dëshmuar se të gjitha akuzat kanë qenë të rrejshme”, u ka thënë Llaziq medieve serbe në veri.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorët ndërkombëtarë, Soverliq dhe Kasallaoviq kanë qenë përgjegjës për vrasjen e policit të njësive speciale ROSU, Enver Zymberi, me 27 qershor 2011, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok.

 

Përndryshe portalet (mediat) Kosovare akoma flasin për luftërat në lindjen e mesme gjegjësisht ISIS-in me pompezitet të madh, duke anashkalu terorin Serb që po ndodhë në veri të Kosovës, poashtu edhe politikanët e Kosovës me në krye Atifete Jahjagen (kryetare e Kosovës) e cila sot tha se Kosova do ta lufton terorizmin ndërkombëtarë.

Artikulli paraprakPutini – trupave ruse: Shkatërroni çdo gjë që ju del përpara
Artikulli vijuesGjendje e rëndë në Shtëpinë për të Moshuar në Prishtinë