Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Llaple Sello , afër Prishtinës, se investimet në ekonominë e Kosovës e Metohisë dhe punësimi i serbëve përbëjnë rëndësi prioritare për Serbinë, e cila është e gatshme të ofrojë të gjitha lehtësitë e mundshme që biznesmenët serbë të investojnë në Krahinë, siç raportojnë mediat serbe të jetë shprehur ai, transmeton Koha.net.
“Mund edhe të subvencionojmë dhe këtu s’ka asnjë problem për ne”, ka thënë Vuçiq gjatë bisedës me serbët në Llpale Sello, të cilët gati me një zë janë shprehur se për të mbetur në Kosovë ka nevojë për më shumë vende pune, shkolla, mjekë … dhe shumëçka tjetër që nevojitet për një të ardhme të qëndrueshme.
Siç citohet të jetë shprehur ai “këta nga Prishtina kohë pas kohe shfryjnë me këtë gjë, meqë sikur duan të tregojnë në vend se janë shtet, dhe, kur duhet vetëm ta mbyllin një zarf, duhet të vënë 22 vula dhe nuk di çfarë tjetër, mandej edhe 13 pulla këshilloji e asilloj…”
Nuk ka problem, ngjitni që të 13 pullat, 70 vulat, nëse ajo firmë serbe do të punësojë disa serbë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vuçiq
Detyra jonë është të miratojmë aktin nënligjor me të cilin do të mund t;u thuhet biznesmenëve që të investojnë aq sa t’u jepet për punësim në Serbi, për vend të punës, e kjo shkon deri në 50 për qind nga investimi i përgjithshëm…
Ai ka shtuar se ka gatishmëri edhe për lehtësi shtesë, nëse ai investim realizohet në Kosovë e Metohi.
Prandaj kemi nevojë për forcim të mëtejshëm të ekonomisë serbe dhe duhet të forcojmë bizneset vendëse dhe sektorin e biznesit.
Sa i përket punësimit, askush nga Gjermani, Austria, Zvicra e as ndokush nga miqtë tanë nuk do të investojë këtu, deri sa të kemi raportet e pazgjidhura, statusin e pazgjidhur dhe çdo gjë tjetër.
“Ata nuk vijnë në një ambient të pasigurt, ndryshe ndodh në Serbinë qendrore (siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e Serbisë – sqarim ynë), në Serbinë qendrore duan të vijnë, këtu nuk duan të vijnë dhe të mos ju gënjej e t’ju them do të vijnë, kur të bisedoj me Xi Gjinpengun ose me Angela Merkelin, të vijnë investitorë në Shillovë ose në Ranillug. Nuk vijnë”, ka thënë Vuçiq.
Nuk do të vijnë, thotë, sepse nuk është zgjidhur statusi i Kosovës, nuk e dinë kujt t’i drejtohen ose kanë qëndrim tjetër nga ai që kemi ne, ose kanë qëndrim tjetër nga ai që ka qeveria në Prishtinë, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
“Prandaj kaq kohë kam insistuar që të provojmë të gjejmë çfarëdo zgjidhje kompromise dhe nga kjo nuk do të heq dorë. Meqë të gjithë bëhemi peng të mungesë së guximit dhe të pavendosmërisë sonë”, është shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.
Por, ajo që mundemi është të bëjmë subvencione shtesë dhe të hartojmë rregulla të veçanta për investime të biznesmenëve serbë, ka ripërsëritur ai.
Vuçiq u ka thënë serbëve të tregojnë se ku kanë nevojë për infrastrukturë, ndërsa shteti do t’iu ndihmojë, raportojnë mediat serbe.