Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Johannes Hahn tha se komisioneri kërkoi sa më shpejt formimin e qeverisë.
“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI dhe do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim” -tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn në Parlament.
Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe që nuk janë zgjidhur ende.