Edhe Bilall Kasami kreu i Lëvizjes Besa ka mbajtur fjalim para masës së protestuesve.
“Ne jemi këtu që të tregojmë rrugëtimin e shqiptarëve. E rruga jonë është Europa si partner të barabartë. Ky vend është shndërruar në një vend ku presidenti fal kriminelët, kryeministri është kriminel kryesor,… vend ku kryeparlamentari tallet me përfaqësuesit e popullit. Kjo më nuk do të tolerohet. Sot shqiptarët flejnë burgjeve. Ne jemi këtu t’i japim përkrahje Prokurorisë Speciale Publike. Këta politikanë shqiptarë vasal të pushtetit nuk janë zëri jonë. Jemi sot këtu kundër rasteve të montuara: Sopotit, Monstrës, Kumanovës … Koha këtij pushteti i ka mbaruar. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është sot këtu para kësaj godine të kriminelëve”, tha mes tjerash Kasami, raporton Portalb.
19:09- Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur kërkesat e këtij këshilli.
“Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovin ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani, raporton Portalb.
18:52- Protestuesit kanë arritur para objektit të Qeverisë. Ku është vendosur një binë, nga ku pritet që organizatorë t’i drejtohen masës.
You Might also Like
Hajnat vjedhin në xhami 120 euro dhe xhirimet e kamerave
Vjedhje të rëndë e ka cilësuar policia një rast që ka ndodhur në një xhami…
By
0 Min Read
Ibrahimi i drejtohet Ahmetit, pleqëria pranë dhenve do të ishte mirë për ty
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar vizitën e fshehtë të liderit të BDI-së,…
By
1 Min Read
Sivjet edhe 100 shtëpi të reja për serbët e kthyer
Në komunat Shtërpce, Pejë, Gjilan dhe Klinë në periudhën e ardhshme do të ndërtohen shtëpi…
By
1 Min Read
Osmani: Isa Mustafa iu frikësua kandidimit tim
Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ishte i pritshëm bllokimi…
By
1 Min Read
Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk ftohen në Shkup
Në Shkup sot do të mbahet asambleja e përgjithshme vjetore e seksionit maqedonas të Asociacionit…
By
1 Min Read
Çimento, proteston Shqipëria
Ministres së Tregtisë Mimoza Kusari–Lila i është bërë thirrje të hënën që të anulojë vendimin…
By
3 Min Read
