Zjarr në një bar në Francë, 13 të vdekur

1 Min Read

Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr në një lokal në Rouen, në veri të Francës.

Mbeten ende të paqartë shkaqet e rënies së zjarrit që u mori jetën 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj që po festonin ditëlindjen e një mikut të tyre.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët.
Raportohet se policia e cila ndodhet gjithashtu në vendngjarje ka nisur edhe një hetim për të gjetur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, për të cilën disa media raportojnë se ka pasur edhe një shpërthim, transmeton TCH.

TAGGED:
Share This Article