Zvicër: Kampioni shqiptar akuzohet për ekstremizëm vetëm pse është musliman?

Valdet Gashi, kampioni shqiptar në Thai Boxing, po akuzohet nga zviceranët se po stërvitë ekstremistët për luftën në Siri.
 
Kampionin shqiptar në Thai Boxing, Valdet Gashi, po akuzohet se po stërvit njerëz sipas rregullave të Kuranit.
 
Gashi së bashku me disa shok të tjerë kanë hapur një qendër stërvitore për Mixed Martial Arts, e cila quhet MMA Sunna shkruan gazeta zvicerane ‘Landbote’.
 
Akuzat ndaj Gashit janë shtuar pas një fotografie të postuar me titujt e fituar dhe flamurin me sfond të zi dhe me dëshminë “La ilahe il-lallah, Muhameden resulullah” (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përpos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i tij), të cilin ndodh ta bartin si flamur edhe grupe/organizata që nga Kombet e Bashkuara janë klasifikuar si terroriste. 
Akuzat janë mohuar kategorikisht nga Gashi, i cili ka thënë se e gjithë kjo po ju bëhet vetëm pse është mysliman.

Akuzat mendohet se janë shtuar edhe për shkak se trajneri shqiptar, ka ndikim të madh tek shumë sportistë dhe është shkak që edhe kampion të tjerë si Damien Alamos, të kthehen në Islam dhe t’i përkushtohen fesë.
{gallery}fotot/valdetgashi:::0:0{/gallery}

 
Artikulli paraprakSi të zgjedhim aromën e duhur për çdo ambient?
Artikulli vijuesSi te hiqni bojën e stilolapsit nga rrobat?