10 arsye për të ngrënë shegë

Në saje të vlerave të larta ushqyese, ndihmojnë të furnizojmë trupin me energji edhe përgjatë ditëve të ftohta të muajve në vijim. Nisur nga vetitë e shumta ushqyese të shegës, dietologët listojnë dhjetë arsye pse duhet të konsumojmë patjetër këtë frutë

Shega, një frutë i pasur me vitamina dhe antioksidantë konsiderohet aleat i shëndetit dhe bukurisë. Gjithashtu cilësohet si një nga frutat më të shijshëm që ndodhet dhe kultivohet në vendin tonë dhe që këshillohet të jetë pjesë e regjimit ushqimor. Fakti që ky frutë piqet plotësisht në fillim të vjeshtës dhe vazhdon deri në fillim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Kokrrat e saj janë burim kryesor i vitaminave dhe mineraleve që përmban. Kokrra të vogla, shije të këndshme dhe me lëng, sidomos në vjeshtë shegët janë ideale për të plotësuar mënyrë të natyrshme menynë e përditshme. Në saje të vlerave të larta ushqyese, ndihmojnë të furnizojmë trupin me energji edhe përgjatë ditëve të ftohta të muajve në vijim. Nisur nga vetitë e shumta ushqyese të shegës, dietologët listojnë dhjetë arsye pse duhet të konsumojmë patjetër këtë frutë.

Arsyet:

Së pari, i bën shumë mirë shëndetit të lëkurës tonë. E pasur me vitaminë C, shega favorizon krijimin e kolagjenit, substancë esenciale për të patur lëkurë elastike dhe për të luftuar rrudhat. Niveli i lartë antioksidantëve në këtë frutë ndihmon në luftën kundër stresit.

Së dyti, lufton dehidratimin, falë aftësive të saj të shumta favorizon largimin e ujërave të tepërta nga trupi, po kështu në të njëjtën kohë eliminon fryrjen dhe rëndesat në stomak, duke stimuluar qarkullimin më të mirë të gjakut, dhe largimin e ujërave të tepërta nga trupi.

Së treti, eliminon radikalet e lira. Frutë i shegës është një aleat i bukurisë, kjo falë pranisë së antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në frenimin e procesit të plakjes së qelizave, udhëhequr nga radikalet e lira. Këto të fundit (radikalet e lira) janë substanca që formohen gjatë proceseve të ndryshme metabolike të organizmit për shkak të mënyrës së jetesës jo të duhur, sikurse është një dietë ushqimore e pasur me yndyra, sheqer, alkool, duhan dhe sedentarizëm.

Së katërti, favorizon shëndetin e aparatit tretës. Falë aftësive dieuretike, shega mban të shëndetshëm dhe në mirëfunksionim aparatin tretës. Gjithashtu në shegë gjendet edhe potasiumi, falë të cilit organizmi ndihmon të nxirren jashtë helmet që prodhon trupi.

Së pesti, ndihmon ruajtjen e ekuilibrit hormonal. Hormonet janë substanca kimike që rregullojnë një shumëllojshmëri të fiziologjisë dhe të sjelljes, duke përfshirë tretjen, metabolizimin, frymëmarrjen, funksionin e indeve, perceptim ndijor, ushqimin me gji, stresin, rritjen dhe zhvillimin, riprodhimin, kockat etj. Ne kemi shumë hormone, disa prej tyre janë më të rëndësishme, në të njëjtën kohë mbajtja e ekuilibrit të hormoneve është shumë i rëndësishëm sepse prishja e ekuilibrit hormonal çon në një sërë shqetësimesh, deri në shkaktimin e sëmundjeve të shumta.

Së gjashti, lufton hipertensionin, tensionin e lartë të gjakut. Falë antioksidantëve të pranishëm në shegë, ndihmojnë në luftimin dhe mbajtjen nën kontroll të hipertensionit, duke mbajtur të pastër arteriet dhe ruajtur shëndetin dhe funksionimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i tepërt.

Së shtati, shega është “mik” i zemrës dhe mirëfunksionimit të saj, pasi përmban antioksidantë të cilët njihen për të mirat e shumta shëndetësore që i ofrojnë trupit tonë, veçanërisht për zemrën. Për shëndetin e sistemit kardiovaskular shega është aleat kryesor.

Së teti, shega cilësohet edhe si aleat i linjave trupore, pasi nuk të shëndosh. Kur konsumohet ky frutë të jep ndjesinë e ngopjes, kjo falë përbërësve të saj –përmban fibra të shumta dhe shumë pak kalori, kështu 100 gram shegë përmbajnë rreth 83 kalori. Kjo është arsyeja përse shega këshillohet të konsumohet edhe nga persona që janë në dietë.

Së nënti, shega është edhe frutë kundër lodhjes pasi është burimi i mineraleve të tilla si kalium, hekur, natrium dhe vitaminë C, minerale dhe vitamina që ndihmojnë për të përballuar lodhjen e momentit, stresin fizik dhe psikologjik, po kështu edhe lodhjen e ardhur si shkak i ndryshimit të stinëve.

Së dhjeti, e fundit por jo nga rëndësia, konsumimi i shegës është shumë i shëndetshëm sepse falë vetive të saj anti-inflamatore dhe antibakteriale, kjo edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, ky frytë ndihmon për të mbrojtur trupin nga viruset dhe bakteret, si dhe për ta mbrojtur nga ethet, ftohjet dhe sëmundjet e tjera të sezonit etj.

Artikulli paraprakKy është momenti kur shkatërrohet raketa që ishte lansuar në drejtim të Mekës (Video)
Artikulli vijuesIshte një djalë keqbërës i cili nuk e respektonte nënën e tij!