128 zyrtarë policorë gradohen si rreshterë

Në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë janë graduar si rreshter 128 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e gradimit morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm Shpend Maxhuni dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Maxhuni, ndër të tjera tha se përvoja e fituar, aftësitë, trajnimet dhe avancimet e juaja, do t’i mundësojnë Policisë së Kosovës në realizimin e zotimit dhe detyrimit në mbrojtjen e vendit.

“Ju duhet të jeni mbështetës të fuqishëm të misionit tonë, aktivë dhe përgjegjës, me qëllim që puna juaj të jetë frymëzim dhe shembull për të tjerët”, tha Maxhuni në fjalimin e tij gjatë ceremonisë.

Ndërsa ministri i MPB-së z. Hyseni tha Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme ka arritur rezultate pozitive dhe për këtë më meritorët janë vetë punonjësit e PK-së.

Njëkohësisht ministri Hyseni shprehu vullnetin e tij për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira dhe më të avancuara për punonjësit e PK-së.

Zyrtarët policorë të graduar në gradën rreshter do të shërbejnë nëpër njësite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë. /

grada1

Artikulli paraprakSali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë
Artikulli vijuesErdogan: Dështuan ata që mendojnë të rrënojnë stabilitetin e Turqisë