Danimarkë, ofendime të reja kundër islamit

Një grup producentësh të filmit në Danimarkë duke prodhuar një tele-novel të re anti-islame kanë treguar përsëri armiqësinë dhe urrejtjen e tyre të vjetër kundër fesë së pastër islame.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv Francë 24 i cili njofton se ky grup producentësh me prodhimin e kësaj tele-novele të re, kanë ngritur përsëri hidhërimin e myslimanëve të mbarë botës. Sipas këtij burimi, producentët e kësaj tele-novele, janë prej grupeve radikale në Danimarkë të cilët janë munduar të paraqesin perceptimet e popullit danez ndaj Islamit dhe myslimanëve me anë të fyerjeve, ofendimeve dhe përqeshjeve. Myslimanët me qëndrim në Danimarkë kanë reaguar ndaj këtij veprimi dhe kanë kërkuar nga organet shtetërore të këtij vendi t’i dënojnë autorët e këtij veprimi.

Artikulli paraprakNë Radivojc të Gjilanit, arrestohet pronarja e hotelit që mundësonte prostitucion
Artikulli vijuesQeveria ofron 27 milionë euro, aplikoni për grante investive dhe subvencione