I la anash për pak kohë kolegët e tij partiak, për tu marr me parakalimin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovë.
Deputeti i PDK-së në pushtet, Berat Beuzhala, konsideron se me paradën e FSK-së nuk është treguar forcë, por janë shkaktuar të qeshura.
“Nese dikush ka mendu qe me paradën ushtarake kemi me e tremb dike – se ne fakt qellimi origjinal i paradave eshte me e tremb ndonjë shtet – atehere mundem me thënë se ne rastin me optimist kemi shkaktuar te qeshura. Nuk e di pse ne fund te paradës nuk i kishin pas bashkangjite edhe dy rakovica si pajisje ushtarake tradicionale”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Pasi shtron pyetjen se çka treguan institucionet kosovare me këtë paradë, Buzhala përgjigjet vet.
“Shume me shume se sa fuqinë, e treguam pafuqinë. Nëse qëllimi i paradave – qe edhe ashtu janë relikt lindoro/komunist – eshte qe te tregohet fuqia ushtarake, atëherë ne çka treguam? Nuk është marre nëse nuk kemi arme te fuqishme, sepse ato aktualisht janë ne dore te NATO’se, e nuk e besoj qe e kemi për qellim me sfidu ushtarakisht këtë aleance, por PO marre është me pretendu me tregu diçka e ne fakt me tregu komplet anën tjetër”.
Sipas tij, shumë më origjinale kish me qenë me e zhvillu ndonjë paradë më kreative, se sa të pretendohet vënia në pah e ushtrisë, kur pas nja dy autoblindave e dy “Kia” erdhën ne shprehje zjarrfikësit, për të cilët Buzhala thotë se ka shumë respekt./Indeksonline/
You Might also Like
2013-ta, vit i rëndë!
Trendët negative s ai përket investimeve të huaj, eksporteve, rënies së dërgesave nga diaspora gjatë…
By
Redaksia
6 Min Read
Molliqaj: Arrestimi im ishte politik
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje u lirua pasi u arrestua nga Policia e Kosovës sot në…
By
Redaksia
1 Min Read
Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-kreut të OSHP-së dhe dy të tjerëve
Rreth tre vjet pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK),…
By
Redaksia
5 Min Read
Në Ferizaj, një femër tenton të vetëvritet
Në qytetin e Ferizajt, në orët e para pas mesnatës së të dielës, në stacionin…
By
Redaksia
0 Min Read
Mitrovicë: Gjendet në mbeturina foshnja e vdekur
Një foshnje e gjinisë femërore, është gjetur sot në mëngjes, rreth orës 08:00min, e braktisur,…
By
Redaksia
2 Min Read
Zafiri: Poshtërsia e kryebanditit Hashim Thaçi është e pafund
Deputeti Zafir Berisha ka reaguar pas publikimit në media se PDK-ja, shefi i EULEX-it dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
