Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty, kur një grup njerëzish filluan t’i largonin gurët dhe gjërat tjera që kishin rënë aty. Në një video të publikuar nga aktivistët sirianë, njerëzit mund të shihen duke gërmuar rreth vendit ku mendohet të ketë qenë një shtëpi e cila është rrëzuar gjatë luftimeve në qytetin Aleppo. Duket se ata janë alarmuar nga të qarat që kanë dëgjuar nga brendia e rrënojave. Dalëngadalë ata gjetën një krah, pastaj edhe kokën e fëmijës. Vogëlushja, fytyra dhe rrobat e portokallta të së cilës janë të baltosura, duket e shokuar por mund të shihet se e leviz krahun drejt fytyrës para se të fillojë të qajë. Përderisa disa njerëz përpiqen ta mbrojnë vogëlushen, të tjerët vazhdojnë të gërmojnë për t’ia nxjerrë këmbët nga rrënojat Xhirimi është postuar nga Nour Media, që nga e mërkura – një ditë pasi u raportua se sulmet qeveritare goditën qytetin. Pasi vogëlushja u nxor nga rrënojat, duket se grupi i njerëzve filloi brohoras. Nuk dihet se si trupi i vogëlushes i është adaptuar varrosjes për së gjalli.
You Might also Like
Muxhahidat e Sirisë dhe të Irakut bashkohen
Sipas mediave ndërkombëtare, në një audioinçizimin qe i atribuohet liderit të "Shtetit Islamik të Irakut",…
By
1 Min Read
Zvicerani që dëshiron ta fusë fenë islame në suaza shtetërore
Zvicerani Pascal Gemperli nga Kantoni Thurgau në Zvicër, jeton në Morges pranë Liqenit të Gjenevës…
By
3 Min Read
Bangladesh – shkon mbi 900 numri i të vdekurve
Bilanci i aksidentit më të rëndë industrial në Bangladesh tejkaloi tashmë 900 të vdekur, njoftuan…
By
1 Min Read
Algjeri: Vazhdon rrethimi i rrëmbyesve në uzinën e gazit
Për të katërtën ditë me radhë, forcat ne sigurisë së Algjerisë po e mbajnë të…
By
1 Min Read
Shqetësohet Izraeli nga zhvillimet në Egjipt
Në Izrael, një zyrtar i qeverisë shprehu "shqetësim të madh" mbi zhvillimet në Egjipt, ndërsa…
By
1 Min Read
Prodhimet hallall një nxitje për Bosnjën
Me 47 kompani të verifikuara, Bosnjë dhe Hercegovina është mes burimeve më të rëndësishme të…
By
4 Min Read
