Nëndetëset ruse do t’i veshin me “pelerina të padukshme”

Deri në vitin 2016 nëndetëset ruse “do t’i veshin” me një mbulesë të posaçme pëlhure duke përdorur për këtë qëllim materiale komposite (composite), të cilat lejojnë përmirësimin e ndjeshëm të maskimit të tyre nga hidrolokatorët e kundërshtarit.
Zhurma dhe pikasja e kryqëzorëve submarinë raketorë rusë të brezit të katërt do të reduktohet deri në 3 herë.
Në materialin e ri të veshjes së nëndetëseve do të inkorporohen sensorë aktivë dhe pllaka polimere piezoelektrike, që do të neutralizojnë sinjalet e hidrolokatorëve, duke përcaktuar frekuencën e tyre dhe duke dërguar sinjalin e daljes përpara në fazën e kundërt.

Artikulli paraprak13 milionë franga është roga më e madhe në Zvicër
Artikulli vijuesGjykatat federale të SHBA-së i janë nënshtruar sulmit të hakerëve