Netanyahu: Nuk do ta pranojmë antarsimin e Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi sot Presidenti palestinez Mahmoud Abbas nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), tha se Hamasi dhe autoritetet palestineze duhet ti frikësohen ICC-së, e jo Izraeli, lajmëron Anadolu Agency (AA).

Presidenti palestinez Abas tha sot se do të aplikojënë për pranimin e Palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC). Megjithatë, kryeministri Netanjahu tha se Izraeli do të mbrojnë të drejtat e saj dhe se nuk do ti pranojë nismat e kohëve të fundit të palës palestineze.

“Pasi që dje nuk e pranuam kërkesën e Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), gjithashtu nuk do ta pranojmë edhe këtë nismë me të cilën Izraelit i dërgohet urdhër i ri. Ata që duhet ti frikësohen ICC-së janë Hamasi të cilët bëjnë krime lufte si ISIL-i dhe qeveria palestineze,” tha kryeministri izraelit.

Abbas nënshkroi sot kërkesën për anëtarësimin e Palestinës në 20 organizata ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Përndryshe, kjo hap rrugën për padi kundër Izraelit për krime të luftës për shkak të sulmeve të mëparshme mbi Rripin e Gazës./kohaislame.com

Artikulli paraprakTurqia do të themelojë një universitet të ri ndërkombëtar islamik
Artikulli vijues10.000 trupa amerikane mbesin në Afganistan