Një studim i realizuar nga kompania këshillëdhënëse Tower Watson ka ardhur në këtë konstatim: Edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën.
Në krye të listës së të ardhurave janë ato të ekspertëve dhe të drejtuesve të nivelit të mesëm. Kështu, mesatarja e pagave të ekspertëve në Zvicër është 102.060 franga në vit ndërsa e drejtuesve të nivelit të mesëm 176.996 franga, shkruan srf.ch. Në këto dy kategori sidomos por edhe në të gjitha kategoritë tjera, zviceranët janë në vetë kreun evropian të fitimeve.
Shtetet që për nga lartësia mesatare e pagave vijnë në radhë menjëherë pas Zvicrës (me 102060 franga), fitimet e kategorive të përmendura më lartë janë për mbi 20 për qind më të ulëta. Fjala është për vendet si Danimarka (me 72.984 franga) dhe Luksemburgu (me 68109 franga) që sipas kriterit të të ardhurave për ekspertët vijnë në vendin e dytë dhe të tretë pas Zvicrës. Sa u përket personave drejtues të nivelit të mesëm, pas Zvicrës (me 176.996 franga) vijnë Luksemburgu (me 139.917) dhe Gjermania (me 127.039 franga).
Kompania e përmendur ka marrë dhe ka krahasuar informatat për të ardhurat dhe bonuset në 50 kategori profesionesh në 57 vende të botës.
Këto informacione normale që ndikojnë në marrjen e rrugës së gurbetit nga shumë të rinjve të Kosovës, e nuk është ajo që thotë zëvendëskryeministri se fajin e kanë ekstremistët për prapambetjen tonë.
You Might also Like
Raporti i kongresit: Asnjë provë që Arabia Saudite ka lidhje me sulmin e 11 Shtatorit
Një raport amerikan i lëshuar së fundi, për sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001,…
By
Redaksia
1 Min Read
Europa pika e dobët e ekonomisë botërore
Për të gjitha ngërçet që lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës…
By
Redaksia
2 Min Read
A po iu japin SHBA-të armë militantëve shiitë?
Militanët Shiitë, duke punuar në emër të qeverisë së re irakiane në Bagdad, kanë qenë…
By
Redaksia
1 Min Read
Pakistani liron kreun e talebanëve
Ish-numri dy i talebanëve në Afganistan, Mullahu Abdul Ghani Baradar është liruar nga burgu në…
By
Redaksia
2 Min Read
FP: Sondazhi thotë 10 intelektualët më të mëdhenjë në botë – Muslimanë
Revista amerikane për politikë ndërkombëtare Foreign Policy ka publikuar një hulumtim (sondazh) për top 20…
By
Redaksia
5 Min Read
Kjo është njëra ndër xhamitë më të mëdha dhe më shtrenjta në botë, që po ndërtohet ne Algjeri
Algjerisë duket se së shpejti do t’ia kenë zili gjithë myslimanët, pasi së fundmi është…
By
Redaksia
2 Min Read
